Një qytetar i komunitetit serb me shtetësi të Serbisë ka hyrë ilegalisht në Kosovë dhe ia ka vjedhur telefonin një serbi me shtetësi të Kosovës.
Sipas Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Shtërpcë 23.06.2023-19:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull serb–shtetas i Serbisë pasi i njëjti i kishte vjedhur telefonin ankuesit mashkull serb kosovar.
Pas verifikimit të kryer është konstatuar se i dyshuari kishte hyr ilegalisht në Kosovë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e Policisë.