Ja çka thuhet në raportin e policisë për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Kronikë e zezë

Ja çka thuhet në raportin e policisë për vrasjen e dy vëllezërve në Gjakovë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 10:41
Foto ilustrim

Policia e Kosovës informon se në vendin e ngjarjes ku u privuan nga jeta dy vëllezër janë gjetur disa gëzhoja.

Nga një person i dyshuar është konfiskuar një revole.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa  trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.

Njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima e dytë ka vdekur rrugës për në spital.

Njoftimi i plotë i policisë:

VRASJE  E RËNDË/Gjakovë 25.06.2023-20:20.  Raportohet se në rrethana të panjohura person-a ende të paidentifikuar  kanë qëlluar me armë zjarri në dy viktimat meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima tjetër ka ndërruar jetë derisa ka qenë në drejtim të emergjencës, vdekjen viktimave e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore me ç’rast kanë sekuestruar disa gëzhoja.  Në lidhje me rastin është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar, me ç’rast  nga i njëjti është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit  të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa  trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është në procedurë hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat