Mori kredi mbi 70 mijë euro me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronikë e zezë

Mori kredi mbi 70 mijë euro me dokumente të falsifikuara, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njoftoi të martën se ka arrestuar një person në Prishtinë, si të dyshuar për falsifikim të dokumenteve si dhe për mashtrim.

Sipas njoftimit, i njëjti ka aplikuar për kredi-lizing në një bankë me dokumente të falsifikuara.

Gjatë veprimeve hetimore, janë siguruar dëshmi se i dyshuari Sh.Sh., (viti i lindjes 1987, mashkull kosovar),  gjatë procedurave të kredi-marrjes, ka paraqitur dokumente si: letërnjoftimin, patentë-shoferi, gjendjen e llogarisë bankare, kontratën e punës dhe kontratën e qirasë,  të cilat dokumente është vërtetuar se janë të falsifikuara“, thuhet në komunikatën për media.

I dyshuari ka arritur të marrë aprovimin për kredi në shumën prej 71 mijë e 250 €uro. Pasi që i është aprovuar lizingu nga institucioni bankar, i njëjti e kishte në posedim veturën BMË X7 të cilën e kishte pranuar me lizing për shumën e lartcekur. Pasi është bërë identifikimi i të dyshuarit, nga zyrtarët e institucionit bankar, vetura i është marrë personit të dyshuar.

“Sot, më 27.06.2023 është arritur të arrestohet ky person i cili më pastaj është intervistuar në prezencën e avokatit të tij mbrojtës dhe ndaj tij është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘falsifikim i dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’.  I dyshuari me aktvendim të prokurorit kujdestar dërgohet në mbajtje deri në 48 orë“, bëhet e ditur tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat