Kapen mbi katër kilogramë drogë në ish-objektin e Kombinatit Trepça

Kronikë e zezë

Kapen mbi katër kilogramë drogë në ish-objektin e Kombinatit Trepça

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka sekuestruar mbi katër kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë, në objektin e ish-Kominatit Trepça.

Sipas policisë, nuk ka të dyshuar për momentin teksa rasti është duke u hetuar.

“Ish objekti i Kombinatit Trepça, Trepçë 30.06.2023 – 15:00. Njësia e DHTN ka pranuar informatën se në ish e objektin e lartcekur në një dhomë gjenden katër qese të mbështjella me ngjitës.

Në atë lokacion policia ka hasur në dy paketime që dyshohet se janë substanca narkotike e llojit marihuanë. Substanca e dyshuar është konfiskuar dhe pesha e saj është 4436 gramë. Për momentin nuk ka te dyshuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat