Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.
Kështu ka ndodhur edhe me një person në Pejë, i cili dyshohet se pak ditë më parë vodhi një biçikletë në vlerë të 1 mijë eurove.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 29-vjeçari është identifikuar pas 4 ditësh në arrati dhe i njëjti është arrestuar gjatë ditës së sotme.
Pas arrestimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhja.