Vdes në QKUK një i burgosur

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK një i burgosur

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Një i burgosur ka vdekur në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Bëhet fjalë për N.M, i lindur në vitin 1976.

Kështu tha zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës Florent Gashi.

“N.M është pranuar në burg me komplikime shëndetësore për çka është trajtuar në vazhdimësi në ambulancen e burgut dhe klinikat përkatëse sipas konsultimeve dhe rekomandimeve të SHSKUK-së”, tha Gashi.

Gashi tha se trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

“Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat e parapara me ligj për rastin e vdekjes së të burgosurit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat