Gjykata vendos për të dyshuarën nga Mitrovica që shpërndau fotot e motrave të mitura në TikTok

Kronikë e zezë

Gjykata vendos për të dyshuarën nga Mitrovica që shpërndau fotot e motrave të mitura në TikTok

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 06:56
Foto ilustrim

Dje u raportua për arrestimin e të dyshuarës për shpërndarjen e fotografive të dy motrave të mitura në rrjetin social TikTok. E dyshuara e cila po ashtu është e mitur, ka vënë përshkrime denigruese për vajzat dhe si rredhojë nëna e tyre ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Për më tepër, pasi është arrestuar, e mitura ka kërcënuar dy motrat në prani të zyrtarëve policorë.

Brenda afatit ligjor, Prokuroria ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj saj.

Mësohet se 15-vjeçarja sot ka dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake dhe ndaj saj është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 15 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat