Skenderaj: Babai e preku në trup muaj me radhë, vajza 11-vjeçare e denoncon atë në polici

Kronikë e zezë

Skenderaj: Babai e preku në trup muaj me radhë, vajza 11-vjeçare e denoncon atë në polici

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Ndër rastet më të tmerrshme të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve janë ato që ndodhin brenda familjes.

Ngjarje të tilla e mjaft të trishta kanë ndodhur jo rrallëherë në familjet kosovare, ku janë përfshirë baballarët, vëllezërit, e anëtarë të tjerë të familjes.

Kështu po dyshohet se ka ndodhur që një kohë edhe në një familje në Skenderaj, ku një prind ka përfunduar në Polici, pasi u denoncua nga e bija e tij.

Sinjali raporton se vajza e moshës 11-vjeçare, e ka raportuar babanë në Polici, duke e akuzuar se po e ngacmon seksualisht për muaj të tërë.

Bazuar në dëshminë e viktimës, vajza ka deklaruar para hetuesve policorë se babai i saj që disa muaj, në momentet kur ka qenë afër saj, e ka prekur nëpër trupin e saj.

Gjithçka dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e tyre, ku dyshohet se kanë ndodhur këto raste, për të cilat akoma nuk dihen të gjitha rrethanat.

Si rezultat i raportimit, i dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë, me ç’rast është përballur me denoncimin nga vajza e tij e mitur.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat