Grabitje në një shtëpi në Gjilan, një person gjendet pa ndjenja

Kronikë e zezë

Grabitje në një shtëpi në Gjilan, një person gjendet pa ndjenja

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 08:32
Foto ilustrim

Një person është gjetur në shtëpinë e tij pa ndjenja pasi që dyshohet se persona të panjohur pasi kanë depërtuar në shtëpinë tij, të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime dhe kanë kryer veprën grabitje.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur dje dhe viktima është dërguar për tretman mjekësor.

Ndërsa ende nuk dihet se çfarë është grabitur.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat