Arrestohet për zjarrvënie 54-vjeçari në Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet për zjarrvënie 54-vjeçari në Ferizaj

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 14:22
Ilustrim

Është arrestuar sot një 54-vjeçar në Ferizaj, i cili dyshohet se gjatë javës së kaluar kishte kryer veprën penale “Zjarrvënie”.

Sipas njoftimit të Policisë, më 5 korrik në fshatin Jezerc të Ferizajt një bager e kishte kapluar flaka, dhe pas shikimit të kamerave, është identifikuar i dyshuari K.B.

“Policia Rajonale e Ferizajt me datën 05.07.2023 rreth orës 19:25 kishte pranuar një informacion se në fshatin Jezerc të Ferizajt një mjet të punës ( bager) e kishte kapluar flaka. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kanë nisur hetimet. Hetuesit rajonal pas një pune intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe të identifikojnë të dyshuarin K.B (M/K) i moshës 54 vjeçar dhe sot, datë 11.07.2023 rreth orës 09:00, të njëjtin e kanë arrestuar në shtëpinë e tij, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale zjarrëvënie”, bëhet e ditur në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti është cilësua “Zjarrvënie”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat