Digjet shtëpia e një serbi në Istog, reagon OSBE-ja

Kronikë e zezë

Digjet shtëpia e një serbi në Istog, reagon OSBE-ja

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Të hënën rreth orës 08:00 është përfshirë nga zjarri shtëpia e një qytetari serb në fshatin Veriq komuna e Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashti ka thënë se policia është njoftuar nga fqiu i viktimës.

“Dje rreth orës 08:00 një fqinj i viktimës ka njoftuare se në fshatin Veriq një shtëpi është përfshirë nga zjarri. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe policia dhe pastaj kanë dalë edhe njësitet kompetente dhe eksperti i zjarrit”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka kërkuar që rasti të cilësohet si “zjarrvënie” dhe se hetimet po vazhdojnë për të zbardhur rastin

Gashi më tej ka shtuar se shtëpia ka qenë e pabanuar dhe se pronari i saj është një serb.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe misioni i OSBE-së në Kosovë.

Në një reagim në Twitter, OSBE ka kërkuar nga policia që të hetojë rastin dhe autorët të vihen para drejtësisë.

“Dënojmë sulmin me zjarrvënie ndaj një shtëpie të sapondërtuar të një serbi të Kosovës të kthyer në Veriq komuna e Istogut. I bëjmë thirrje policisë që të hetojë rastin dhe të vërë para drejtësisë autorët.

Së bashku me institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë, ne mbështesim fuqimisht kthimin e personave të zhvendosur, në përputhje me mandatin tonë për të drejtat e njeriut. Për këtë qëllim, mirëpresim gatishmërinë e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim për të vazhduar mbështetjen për familjen e prekur”, thuhet në reagimin e OSBE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat