Konfiskohet marihuanë në një qendër paraburgimi në Pasjak të Gjilanit

Kronikë e zezë

Konfiskohet marihuanë në një qendër paraburgimi në Pasjak të Gjilanit

Më: 18 korrik 2023 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në Qendrën e paraburgimit në Pasjak  të komunës së Gjilanit një të burgosuri i është konfiskuar 0.25 gram marihuanë.

Sipas njoftimi të Policisë, rasti është duke u hetuar.

Rasti është vlerësuar si posedim i paautorizuar i narkotikëve.

POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE-Qendra e paraburgimit, Pasjak 16.07.2023 – 22:30.Nga zyrtarët korrektues është informuar se gjatë kontrollit të qelisë, të burgosurit mashkull  kosovar  i është gjetur dhe konfiskuar 0.25 gram substancë narkotike e llojit marihuanë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e 24 orësh të Policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat