Parandalohet futja e 6 telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kronikë e zezë

Parandalohet futja e 6 telefonave në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 16:33
Telefonat e sekuestruar

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka njoftuar se këtë të enjte është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Sipas njoftimit “gjatë kontrollimit tek zona 6 është vërejtur një qese e zezë e dyshimtë, e cila ishte në pjesën e epërme të murit të qendrës”.

Në atë qese janë gjetur gjashtë telefona, dy koka mbushëse dhe gjashtë kabllo mbushëse.

“I menjëhershëm ka qenë reagimi i oficerëve korrektues, me ç ‘rast kanë lokalizuar qesen e dyshimtë dhe gjatë hapjes është konstatuar se në brendësi të saj kanë qenë:

Katër ( 4 )telefona Iphone me kamerë pa kartelë;

Një (1)telefon Samsung me kamerë pa kartelë;

Një (1) telefon NOKIA pa kartelë;

Dy (2) koka mbushëse; dhe

Gjashtë (6) kabllo mbushëse.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, ndërsa janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat