Arrestohen dy persona në Gjilan, iu gjetën 6.6 gram marihuanë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Gjilan, iu gjetën 6.6 gram marihuanë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 09:51
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi të njëjtëve gjatë kontrollës iu ka gjetur dhe sekuestruar 6.6 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 18:00 në Gjilan.

“Gjilan 24.07.2023 – 18:00.  Janë arrestuar dy të dyshuar për shkak se njësiti policor gjate kontrollit tek të njëjtit ka gjetur dhe sekuestruar 6.6 gram substanca të dyshuara narkotike të llojit Marihuanë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat