Kontrolla rutinore e policisë, sekuestrohet një armë zjarri dhe substancë narkotike

Kronikë e zezë

Kontrolla rutinore e policisë, sekuestrohet një armë zjarri dhe substancë narkotike

Më: 28 korrik 2023 Në ora: 16:09
Gjërat e sekuestruara

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë kanë shoqëruar në polici dy persona të cilëve iu janë gjetur narkotikë, dhe gjatë ditës së sotme një tjetër person të cilit i është gjetur armë.

Sipas policisë arma dhe narkotikët janë sekuestruar nga Njësiti për Reagim të Shpejtë.

Ky sekuestrim ka ardhur pas kontrolleve ritinore të automjeteve në lokacione të ndryshme.

“Operatorët e NjRSh-së, mbrëmë kanë shoqëruar në stacion policor dy persona të cilëve gjatë kontrollit u janë gjetë dhe sekuestruar një sasi e narkotikëve të llojeve kokainë dhe marihuanë. Ndërsa sot është shoqëruar në stacion policor, një person për posedim të paautorizuar të armës”, thuhet në njoftim të policisë.

Ndaj të dyshuarve pas inicimit të rasteve, janë kryer procedurat në koordinim me prokurorin e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat