Prishtinë: Tentoi që t’i ndante shokët nga fjalosja, plagoset në këmbë

Kronikë e zezë

Prishtinë: Tentoi që t’i ndante shokët nga fjalosja, plagoset në këmbë

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 09:01

Policia ka bërë të ditur se një person në Prishtinë është plagosur në këmbë, pasi i njëjti ka tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë disa shokë të tij që ishin fjalosur me persona të tjerë.

Sipas policisë, një nga të dyshuarit, që deri më tani është ende i panjohur, ka shtënë me armë duke e goditur në këmbë.

Ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, ndërkohë që është informuar e konsultuar edhe prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat