Humb jetën një person në një aksident në Radac të Pejës, vetura ra në lumin Drini i Bardhë

Kronikë e zezë

Humb jetën një person në një aksident në Radac të Pejës, vetura ra në lumin Drini i Bardhë

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 08:04
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku në fshatin Radac komuna e Pejës.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, e cila ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:30.

“Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njësitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Konumikacionit Rrugor (NJRKRR). Aty kemi kuptuar se njё veturё me targa vendore, ka dalё nga rruga dhe ka rёnё nё lumin ( Drini i Bardhё), nga vetura disa qytetar rasti i kanё nxjerrë dy persona tё lënduar rёndё”, thuhet në njoftimin e policisë.

Tutje policia bënë të ditur se nё vendin e ngjarjёs kanё arritur zjarrёfikёsit dhe autoambulanca aty nga ekipi mjekёsor ёshtё konstatuar se njёri nga personat e lënduar ishte pa shenja jete, ndёsa i lënduari tjetër ёshtё dёrguar me autoambulancё nё Spitalin Rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor.

Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi e pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat