Sekuestrohen tri armë dhe marihuanë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen tri armë dhe marihuanë në Prishtinë

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 16:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Njësiti për Reagim të Shpejtë në Prishtinë, me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, po vazhdon kontrollet rutinë të automjeteve në lokacione të ndryshme.

Zyrtarët e NjRSh-së, gjatë fundjavës në pika kontrolli, kanë gjetë dhe sekuestruar tri armë, si dhe një sasi të narkotikëve të llojit marihuanë.

“Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse dhe ndaj tyre janë kryer procedurat e nevojshme policore”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për bashkëpunim dhe raportim me qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat