500 euro gjobë dhe heqje e patentë shoferit, ngasësit në Ferizaj që tejkaloi shpejtësinë

Kronikë e zezë

500 euro gjobë dhe heqje e patentë shoferit, ngasësit në Ferizaj që tejkaloi shpejtësinë

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 16:20
Policia

Një shofer në Ferizaj është dënuar me 500 euro gjobë dhe një vit masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit.

Kjo sipas policisë meqë A.V i moshës 33 vjeçare, në rrugen lokale ”Brahim Ademi”, në zonën ku është e paraparë 50 km/h ai ka tejkaluar shpejtesinë në 127km/h.

Me këtë rast, Policia Rajonale në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe shenjat e komunikacionit.

Tutje kërohet edhe ndihma e qytetarëve se për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, ta njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ”Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë të tyre: 192, 0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat