​“Vjedhja e identitetit”, Policia e Kosovës i dërgon në mbajtje tre persona të dyshuar

Kronikë e zezë

​“Vjedhja e identitetit”, Policia e Kosovës i dërgon në mbajtje tre persona të dyshuar

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 21:00
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se tre persona janë dërguar në mbajtje pasi dyshohen për vepra penale që lidhen me vjedhje të identitetit.

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit-Mitrovice Jugu, e kanë trajtuar një rast pas një informate të pranuar dje.

Informata është pranuar nga zyrtarë të regjistrit civil, pas aplikimit të një personi rreth 30 vjeçar për letërnjoftim, i cili sipas Policisë, dyshohej se nuk ka paraqitur të dhëna të sakta të identitetit.

“Pas hetimeve të zhvilluara dhe bashkëpunimin me zyrtarët e ARC-së, është krijuar dyshimi se J.K., nuk është personi me të dhëna të vërteta. I dyshuari kishte siguruar ekstraktin e lindjes me plotësimin e deklaratave të rreme nga të dyshuarit: Sh.H (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar) dhe B.D (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar)”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Për rastin janë njoftuar organet e drejtësisë, ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet “vjedhja e identitetit”, “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “deklarim i rrem”.

Sipas Policisë, të dyshuarit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe me aktvendim nga prokurorja kujdestare, janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat