Drejtonte automjetin në anën e kundërt të lëvizjes, Policia e gjobit me 150 euro shoferin

Kronikë e zezë

Drejtonte automjetin në anën e kundërt të lëvizjes, Policia e gjobit me 150 euro shoferin

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 21:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka identifikuar dhe ka gjobitur një shofer, i cili po lëvizte me automjetin e tij në anën e kundërt në autostradë, duke rrezikuar jetën e pjesëmarrësve në trafik.

Në njoftimin e Policisë thuhet se veprimi i ngasësit të automjetit duke mos respektuar shenjat në komunikacion, bënë që të rrezikoi veten dhe pjesëmarrësit tjerë që ishin duke lëvizur në rrugën e tyre, sepse drejtimi i automjetit në anën e kundërt të lëvizjes e aq më keq në autostradë tregon për një mundësi tё drejtpёrdrejtë të rrezikimit të jetës.

“Kundёrvajtёsit i ёshtё shqiptuar gjoba nga Njësia e Rajonale e Komunikacionit Rrugor, prej 150 euro dhe 1 pikё negative”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se njësia rajonale e komunikacionit rrugor në Pejë vazhdimisht është në rrugë e rajonit të Pejës, për rregullim të komunikacionit dhe parandalim të aksidenteve, si dhe në vazhdimësi është duke bërë apel gjegjësisht fushata të ndryshme për qytetarët e vendit që të respektojnë rregullat dhe shenjat e komunikacionit.

“Por edhe përkundër kësaj ka vozitës që përsëri rrezikojnë veten dhe të tjerë pjesëmarrës në komunikacion, ku me ketë edhe vije deri tek aksidenti në trafikun rrugor”.

“Andaj vlerësuar ketë Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, ri përsërit apelin tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm maksimalisht gjatë qarkullimit në rrugët e vendit me automjete, të respektojnë legjislacionin në fuqi sepse një moskujdes i vogël po vije deri aksidenti më pasoja të rënda”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat