Identifikohet personi që gjuajti me kallash në një aheng në Pejë

Kronikë e zezë

Identifikohet personi që gjuajti me kallash në një aheng në Pejë

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 09:17
Leotrim Elshani

Gazeta gjatë ditës së djeshme ka raportuar lidhur me një rast ku një person dyshohet se ka shtënë disa herë me kallashnikov gjatë një ahengu familjar në fshatin Ozdrim të Pejës.

Pas pamjeve i dyshuari tashmë është identifikuar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Leotrim Elshani, 34-vjeçar.

Të njëjtat burime njoftojnë se Policia në koordinim me Prokurorinë kanë kryer bastisje në shtëpinë e Elshanit, por ai nuk është gjetur aty pasi që ndodhet jashtë vendit.

I dyshuari është kontaktuar dhe i njëjti ka pohuar se do të dorëzojë armën vullnetarisht.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat