Gruaja në Gjakovë denoncon burrin e saj për dhunë, thotë se ndihet e rrezikuar nga ai

Kronikë e zezë

Gruaja në Gjakovë denoncon burrin e saj për dhunë, thotë se ndihet e rrezikuar nga ai

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 15:50
Ilustrim

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Si pasojë e telasheve në martesë, në Polici kanë përfunduar edhe një çift nga Gjakova.

Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se rastin e ka denoncuar një 49-vjeçare, e cila është ankuar se bashkëshorti i saj e ka kërcënuar.

Bazuar në dëshminë e saj, ajo ndihet e rrezikuar nga veprimet e bashkëshortit të saj, prandaj ka kërkuar që të pajiset me urdhër të mbrojtjes nga Gjykata dhe të dërgohet në strehimore për shkaqe sigurie.

Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 52-vjeçari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat