Një i vdekur dhe një i lënduar në Suharekë pasi një objekt i rëndë ra mbi ta

Kronikë e zezë

Një i vdekur dhe një i lënduar në Suharekë pasi një objekt i rëndë ra mbi ta

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 10:32
Ilustrim

Një person ka vdekur dhe një është lënduar të hënën në Suharekë.

Sipas Policisë, mbi dy viktimat kishte rënë një objekt i rëndë.

“Dy viktima kosovarë, janë dërguar për tretman mjekësor QKMF pasi qe një objekt i rëndë kishte rënë mbi ta.

Si pasojë viktima mashkull ka vdekur, ndërsa viktima tjetër është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, kanë thënë nga Policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat