​Policia e Kosovës njofton për tri raste të reja të armëmbajtjes pa leje

Kronikë e zezë

​Policia e Kosovës njofton për tri raste të reja të armëmbajtjes pa leje

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 11:22
​Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka sekuestruar dy revole dhe konfiskuar një armë zjarri, vetëm gjatë 24 orëve të fundit. Rastet janë gjetur në Prishtinë, Pejë dhe Skenderaj ndërsa janë arrestuar tre persona të cilët më pas me vendim të prokurorit janë liruar.

Sipas raportit të Policisë, të mërkurën në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit në veturën të cilën po e drejtonte i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri dhe 44 copë fishekë.

Ndërsa në Pejë rasti ka ndodhur në rrugën “Zahir Pajaziti” ku një personi i është sekuestruar revole me leje të skaduar.

Rasti ka shkruar në procedurë të rregullt pasi i dyshuari është liruar.

Një revole është sekuestruar edhe në Skenderaj në një rast në rrugën “Fadil Rrustemi”. Pas arrestimit, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat