Identifikohet i dyshuari që ia grabiti çantën 21-vjeçares në mes të rrugës në Gjakovë

Kronikë e zezë

Identifikohet i dyshuari që ia grabiti çantën 21-vjeçares në mes të rrugës në Gjakovë

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë.

Të njëjtin fat e kishte pasur edhe një vajzë e re muajin e shkuar në Gjakovë, kur ishte përballur me një person i cili me forcë ia kishte marrë çantën e krahut.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas veprime hetimore është rritur që i dyshuari të identifikohet dhe i njëjti është arrestuar dje.

20-vjeçari është shoqëruar në stacion policor, ku gjatë intervistimit ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat