Prishtinasja e pëson nga konflikti mes burrit dhe vëllait të saj, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Prishtinasja e pëson nga konflikti mes burrit dhe vëllait të saj, intervenon Policia

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:06
Ilustrim

Konfliktet mes familjes së gruas dhe dhëndrit, janë të shpeshta në vendin tonë. Ato shpesh eskalojnë edhe në fyerje, të shara e sulme fizike. E përpos grushteve, në shumë raste përdoren edhe mjete të forta, të cilat shpeshherë rrezikojnë t’u shkaktojnë lëndime serioze viktimave.

Një zënkë ka ndodhur dje në rrugën ‘Gryka e Llapushnikut’ ku një person është përfshirë në konflikt me vëllain e bashkëshortes.

24-vjeçarja ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se duke tentuar që t’i ndajë vëllain dhe bashkëshortin, ky i fundit e ka sulmuar fizikisht.

I dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat