Arrestohet 30 vjeçari në Kaçanik, ishte i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg

Kronikë e zezë

Arrestohet 30 vjeçari në Kaçanik, ishte i dënuar me 8 muaj e gjysmë burg

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Sot është arrestuar një person në fshatin Gërlicë të Epërme të Kaçanik.

A.P. i moshës 30 vjeçare ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprat penale “Kanosje” dhe “Dhunë në familje” me dënim burgimi prej tetë muaj e gjysmë.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Sot, në ora 12:50 në fshatin Gërlic e Epërme të Kaçanikut, policët e stacionit në Kaçanik kanë ndaluar e më pas kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës , A.P (M/K), i moshës 30 vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘Kanosje dhe Dhunë në familje ’’  me dënim burgimi prej 8.5 muajve (tetë muaj e gjysmë).

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt fton qytetarët për bashkëpunim, saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat