Konflikt familjar në Mitrovicë, nipi sulmon fizikisht xhaxhain dhe e kërcënon

Kronikë e zezë

Konflikt familjar në Mitrovicë, nipi sulmon fizikisht xhaxhain dhe e kërcënon

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 00:49
Foto ilustrim

Konfliktet në mes të familjarëve në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe përcillen me kanosje serioze e përleshje që eskalojnë edhe në rrahje brutale. Problemet për të cilat nuk arrijnë të merren vesh i shtyjnë ata t’i qërojnë vet hesapet, duke u futur kështu në sherr edhe në Polici.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe të mërkurën në rrugën “Ali Gaxha” në Mitrovicë, ku janë përfshirë dy persona, nipi me xhaxhain e tij.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një mosmarrëveshjeje mes tyre, nipi po dyshohet se kishte sulmuar fizikisht xhaxhain e tij, e për të mos mbaruar me kaq, edhe e ka kërcënuar seriozisht me vrasje.

Përballë kësaj situate, ky i fundit ka kërkuar ndihmën e Policisë e po ashtu ka marrë edhe ndihmë mjekësore.

Si rezultat i raportimit të rastit, i dyshuari është dorëzuar vet në Polici, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i njëjti është dërguar në mbajtje për veprat penale ‘Sulm’ dhe ‘Kanosje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat