​Leposaviq, arrestohen dy persona të dyshuar për kontrabandim me mallra

Kronikë e zezë

​Leposaviq, arrestohen dy persona të dyshuar për kontrabandim me mallra

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 10:45
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Leposaviq, të dyshuar për kontrabandim me mallra.

Sipas Policisë, ata janë shtetas kosovarë dhe përmes rrugëve ilegale me automjete kanë kontrabanduar mallra të ndryshme.

Rasti ka ndodhur pasditen e së mërkurës dhe automjetet e malli i janë dorëzuar doganës.

Ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat