​Policia parandalon kontrabandë me mallra në kufi me Serbinë

Kronikë e zezë

​Policia parandalon kontrabandë me mallra në kufi me Serbinë

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 09:16
Foto ilustrim

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, të shtunën gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitar me Serbinë, në dy raste të ndara kanë ndaluar dy vetura që bartnim mall të kontrabanduar.

Në rastin e parë, njësitet e Taskforcës e DRPK Lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin Muqibabë, ka pikasur që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall.

Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa vendore, që drejtohej nga I.J., mashkull serb, në rrugën Muçibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral.

Në rastin e dytë, policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa serbe, që drejtohej nga M.S., mashkull serb, po në rrugën Muçibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: Dy paketa mish dhe 640 shishe me birra.

Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në Terminalin Doganor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat