E dhimbshme për familjen Latifi, ky është 52-vjeçari që humbi jetën pasi ra nga kati i tretë

Kronikë e zezë

E dhimbshme për familjen Latifi, ky është 52-vjeçari që humbi jetën pasi ra nga kati i tretë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në rrugën ‘Ismail Loshi’ në qytetin e Mitrovicës, ku një person ka humbur jetën tragjikisht pasi ka rënë nga kati i tretë i shtëpisë së tij.

Sinjali mëson se viktima është Bislim Latifi, 52-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se viktima është 52-vjeçar.

“Sot, rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën ” Ismail Loshi” në Mitrovicë, si pasojë e rënies nga lartësia katit të III-të, të shtëpisë së tij ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 52 vjeçar”, tha Zahiti dje.

Nuk dihen ende shkaqet apo rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat