Rrihet një person nga dy të maskuar në Rahovec

Kronikë e zezë

Rrihet një person nga dy të maskuar në Rahovec

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 11:35
Foto ilustrim

Një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur dhe të maskuar.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:35, në Rahovec.

Tutje bëhet e ditur se viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman mjekësor.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur dhe të maskuar. Viktima për shkak të lëndimeve ka pranuar tretman  mjekësor”, thuhet në raport.

Po ashtu në raport bëhet e ditutr se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat