Gjenden mjete të pashpërthyera në Drenas dhe Deçan, intervenojnë KFOR-i dhe FSK-ja

Kronikë e zezë

Gjenden mjete të pashpërthyera në Drenas dhe Deçan, intervenojnë KFOR-i dhe FSK-ja

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në fshatin Dobroshec të Drenasit dhe në Pobergjë të Deçanit janë gjetur dy mjete të dyshuara, të pashpërthyera.

Në vendet e ngjarjes kanë njësitet policore, ku të njëjtit kanë siguruar vendin, derisa të pranishëm aty kanë qenë njësiti për deminim i FSK-së si dhe KFOR-i.

Në Dobroshec, njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë tërhequr mjetin e dyshuar, derisa në Pobergjë, kanë bërë shpërthimin e mjetit në mënyrë të sigurt.

Ndërkohë, Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se rastet janë iniciuar “Gjetje e mjetit të dyshuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat