Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen 4 persona

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Podujevë, lëndohen 4 persona

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 22:38
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në magjistralen Prishtinë-Podujevë.

Konkretisht fshatin Besi të Podujevës.

Sipas qytetarëve të cilët kanë njoftuar KosovaPress-in, ka persona të lënduar rëndë.

Ndërkohë, kolonat kanë arritur deri në tri kilometra.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

Ajo ka konfirmuar se janë lënduar katër persona ndërsa kanë qenë tri automjete të përfshira në aksident.

“Sot rreth orës 21:00, kemi pranuar informatëm për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Prishtinë -Podujevë.

Në aksident janë përfshirë tri automjete, ku katër persona kanë pësuar lëndime trupore.

Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat