I hynë në banesë e ia vodhën çelësin e veturës dhe portofolin, shtetasit të huaj më pas ia vjedhin edhe veturën

Kronikë e zezë

I hynë në banesë e ia vodhën çelësin e veturës dhe portofolin, shtetasit të huaj më pas ia vjedhin edhe veturën

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 09:00
Foto ilustrim

Një shtetas i huaj ka raportuar në Polici se dy persona ia kanë vjedhur në banesë portofolin dhe çelësin e veturës.

Më pas edhe veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“VJEDHJE E RËNDË- Rr. Arsim Luzha, Prishtinë 20.08.2023-19:45. 

Ankuesi mashkull shtetas i huaj ka raportuar se dy persona i kanë vjedhur nga banesa portofolin dhe çelësin e veturës, me ç’rast të njëjtit i kanë marr edhe veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Rasti në procedurë hetimore", thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat