Prishtinasi e godet gruan pas një mosmarrëveshjeje, ajo e paraqet në Polici dhe kërkon ndihmë

Kronikë e zezë

Prishtinasi e godet gruan pas një mosmarrëveshjeje, ajo e paraqet në Polici dhe kërkon ndihmë

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 07:16
Foto ilustrim

Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.

Për shkak të telasheve, një çift nga Prishtina kanë përfunduar dje në stacion policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se burri dyshohet që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, pas një mosmarrëveshjeje që kanë pasur mes vete.

Viktima e ka denoncuar rastin në Polici, me ç’rast ka rrëfyer në detaje atë që kishte ndodhur.

Njësitë policore kanë arritur që ta arrestojnë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat