“E ka maltretuar vajzën”, babai në Viti raporton se dikush ia ka rrëmbyer të bijën dhe e ka dërguar në Shqipëri

Kronikë e zezë

“E ka maltretuar vajzën”, babai në Viti raporton se dikush ia ka rrëmbyer të bijën dhe e ka dërguar në Shqipëri

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 16:20
Foto ilustrim

Denoncimi i një prindi nga fshati Sllatinë e Epërme të Vitisë për rrëmbimin e vajzës së tij ka aktivizuar Policinë dhe Prokurorinë për nisjen e hetimeve. Rasti u raportua të shtunën në orët e mbrëmjes, kur viktima kërkoi ndihmën e Policisë për ta shpëtuar vajzën e tij, që dyshohet se është keqtrajtuar nga një 22-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije për Sinjalin se vajza e moshës 21-vjeçare ishte larguar nga shtëpia e saj që gati një javë pasi i dyshuari e kishte marrë dhe sipas informacioneve të para, e ka dërguar në Shqipëri.

Mësohet se bazuar në dëshminë e prindit të vajzës, familja fillimisht kishte menduar se gjithçka ishte në rregull, por më vonë e kuptuan se i dyshuari e ka keqtrajtuar fizikisht 21-vjeçaren, e cila fshehurazi i kishte njoftuar.

I shqetësuar jashtëzakonisht për të bijën, prindi i saj ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka deponuar edhe dëshmi, që do të shfrytëzohen si prova në hetimin e këtij rasti.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Rrëmbim” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.

“Ankuese mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij  është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe  është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje. Ankuesi nuk e kishte raportuar rastin deri me tani pasi që kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj. Rasti është duke u hetuar.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat