Shtetasi francez kapet me kokainë në Kosovë

Kronikë e zezë

Shtetasi francez kapet me kokainë në Kosovë

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Një shtetas francez është kapur dje me një sasi të vogël të substancës narkotike të llojit kokainë.

Kjo gjatë një kontrolli të policisë në fshatin Llapnasellë.

Ndërkaq, pasagjerit në veturën e tij i është gjetur substancë narkotike e llojit marihuanë.

Drejtuesi i mjetit i dyshuari i parë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.​

“Fsh. Lapnasellë, 28.08.2023 – 02:30. Njësiti policor ka ndaluar një veturë me targa vendore të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull shtetas i Francës, gjatë kontrollit në veturë i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e vogël e substancës së dyshuar si lëndë narkotike kokainë, derisa te pasagjeri, i dyshuari mashkull kosovar  është gjetur një sasi substancë më vogël e dyshuar si marihuanë. Drejtuesi i mjetit i dyshuari i parë është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat