Mitrovicasi kultivoi marihuanë në shtëpinë e tij, arrestohet nga policia

Kronikë e zezë

Mitrovicasi kultivoi marihuanë në shtëpinë e tij, arrestohet nga policia

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Një person është arrestuar pasi gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij i janë gjetur dhe sekuestruar 24 bimë kanabis sativa, 435 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe një telefon celular.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:30, në Mitrovicë.

Tutje në raport bëhet e ditur se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse të tij janë gjetur dhe sekuestruar: 24 bimë kanabis sativa, 435 gramë substancë narkotike e llojit marihuanë dhe 1 telefon celular. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë se rasti ka ndodhur në lagjen Vaganicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat