Qytetari ia dërgon Policisë videon ku shihet një shofer teksa shkel ligjet, ky është dënimi që mori

Kronikë e zezë

Qytetari ia dërgon Policisë videon ku shihet një shofer teksa shkel ligjet, ky është dënimi që mori

Më: 5 shtator 2023 Në ora: 09:34
Pamje nga video

Po vazhdojnë shkeljet e rregullave të trafikut nga shoferët e papërgjegjshëm, të cilët po rrezikojnë jetën e tyre si dhe të qytetarëve të tjerë pothuajse çdo ditë në Kosovë.

Dje Policia e Kosovës ka pranuar një video nga një qytetar i vendit, i cili raportoi se vozitësi i kamionit ka shkelur rregullat e trafikut, duke bërë tejkalim nё vijё tё plotё.

Si rrjedhojë, Policia duke u bazuar në këtë video, i shqiptoi shoferit të kamionit tiketën pёr kundёrvajtjen e bёrё: njёqind e pesёdhjetё (150) euro, dy (2) pikё negative dhe tre (3) muaj masё mbrojtёsё.

“Me datё 04.09.2023, kemi pranuar njё video incizim nga njё qytetar, nё rrugёn Pejё-Prishtinё pikёrisht nё fshatin Gllaviqicё, shihet kamioni duke bёrё tejkalim nё vijё tё plotё, veprim ky i cili ёshtё i ndaluar, duke u bazuar nё video incizim Policia ka ftuar qytetarin dhe tё njejtit iu ёshtё shqiptuar tiketa pёr kundёrvajtjen e bёrё: njёqind e pesёdhjetё (150) euro, dy (2) pikё negative dhe tre (3) muaj masё mbrojtёsё”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me datё 04.09.2023, kemi pranuar njё video incizim nga njё qytetar, nё rrugёn Pejё-Prishtinё pikёrisht nё fshatin…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat