Këta janë tre të dyshuarit për përleshjen te lokali ‘Fox Bar’ në Pejë, përfundojnë në ndalim policor

Kronikë e zezë

Këta janë tre të dyshuarit për përleshjen te lokali ‘Fox Bar’ në Pejë, përfundojnë në ndalim policor

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 19:49
Foto ilustrim

Tre të rinj janë përfshirë në një rrahje të shtunën në mbrëmje, te lokali “Fox Bar” në rrugën “Madeleine Albright” në Pejë, ku për motive akoma të panjohura, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht dy persona. Rasti u zbulua pasi dikush e raportoi incidentin në Polici dhe si rezultat i denoncimit, të dyshuarit janë prangosur.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se bëhet fjalë për Pëllumb Bojku, Rinor Boshnjaku dhe Arlind Gashi, të cilët kanë përfunduar në ndalim policor si të dyshuar për këtë rast.

Të rinjtë që i zuri sherri me Policinë janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, pasi u identifikuan nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku dëshmohej përfshirja e tyre në incident.

Ndërsa dy viktimat, që pësuan lëndime trupore janë dërguar në spital për trajtim mjekësor dhe më pas kanë dhënë deklaratat e tyre para hetuesve policorë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë.

“Tre meshkuj kosovar janë arrestuar për shkak se kishin kishin sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar duke ju shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat