Varësia nga droga: Policia kap në flagrancë 27-vjeçarin në Mitrovicë, i gjejnë marihuanë

Kronikë e zezë

Varësia nga droga: Policia kap në flagrancë 27-vjeçarin në Mitrovicë, i gjejnë marihuanë

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 09:49
Ilustrim

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.

Një rast i tillë është zbuluar së fundmi edhe në lagjen Bair në Mitrovicë, ku Policia ka kapur në flagrancë një 27-vjeçar.

I dyshuari është ndaluar në orët e mbrëmjes, kur një njësi policore e zuri në flagrancë me substancë narkotike, të llojit marihuanë.

Qesja me marihuanë është sekuestruar, ndërsa i dyshuari u shoqërua në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me veprën me të cilën ngarkohet.

Pas përfundimit të proceduarve policore, Prokurori ka urdhëruar inicimin e rastit ndaj tij për veprën penale “Posedim i paautorizuar substancave narkotike, psikotrope ose analoge” dhe për “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat