Ekspozoi këmbët jashtë veturës, gjobitet pasagjeri

Kronikë e zezë

Ekspozoi këmbët jashtë veturës, gjobitet pasagjeri

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 16:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën se ka gjobitur një pasagjer, pasi ka ekspozuar këmbët jashtë veturës në lëvizje.

Sipas njoftimit, të njëjtit i është shqiptuar gjobë 60 euro nga Njësia për Kontroll të Autostradave.

“Ekspozim i pjesëve të trupit-këmbët jashtë mjetit në lëvizje! Njësia për Kontroll të Autostradave ka arritur që të identifikoj kundërvajtësin ku shihet duke ekspozuar pjesë të trupit-këmbët jashtë mjetit në lëvizje (foto në bashkëngjitje), ndaj të njëjtëve është shqiptuar gjobë”, thuhet në komunikatën për media. 

Policia e Kosovës vazhdimisht bënë thirrje për kujdes të shtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat