34 vjet burgim dhe 22 mijë euro gjobë ndaj 14 të akuzuarve për kontrabandim me migrantë

Kronikë e zezë

34 vjet burgim dhe 22 mijë euro gjobë ndaj 14 të akuzuarve për kontrabandim me migrantë

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 16:43
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Gjakovës i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me 34 vjet burgim dhe 22 mijë euro gjobë 14 të akuzuarit për kontrabandim me migrantë.

Të pandehurit akuzoheshin se në periudha të ndryshme të vitit 2020 dhe 2021 kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve – shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejte të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme në Republikën e Kosovës, ashtu që kanë organizuar automjete për në pikën kufitare në Jarinje duke i mundësuar kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi.

“Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, me kryetarin Drilon Haraçia, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësorë, i shpalli fajtorë dhe iu shqiptoi dënimet veç e veç dhe atë: S.S., 5 vjet burgim dhe 2000 euro gjobë; B.P., 4 vjet e 8 muaj burgim dhe 2000 euro gjobë; Sh.Xh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.A.M., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.D., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; R.A., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; M.K., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; I.Sh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; T.F., 1 vjet e 5 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; H.K., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; B.E., 1 vit e 6 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; A.I., 1 vit burgim dhe 1500 euro gjobë; V.N., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; I.S., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Gjakovë, 14 shtator 2023 – Gjykata Themelore në Gjakovë, ka shpall aktgjykim dënues ndaj 14 të pandehurve S.S., B.P., T.F., H.K., B.E., A.I., V.N., I.S., shtetas të Republikës së Kosovës, Sh.Xh., H.A.M., H.D., R.A., shtetas të Republikës së Irakut, M.K., dhe I.Sh. shtetas të Republikës Arabe Siriane, të cilët sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, akuzoheshin për “Kontrabandimi me migrantë” në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, me kryetarin Drilon Haraçia, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësorë, i shpalli fajtorë dhe iu shqiptoi dënimet veç e veç dhe atë: S.S., 5 vjet burgim dhe 2000 euro gjobë; B.P., 4 vjet e 8 muaj burgim dhe 2000 euro gjobë; Sh.Xh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.A.M., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; H.D., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; R.A., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; M.K., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; I.Sh., 3 vjet burgim dhe 1500 euro gjobë; T.F., 1 vjet e 5 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; H.K., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; B.E., 1 vit e 6 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; A.I., 1 vit burgim dhe 1500 euro gjobë; V.N., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë; I.S., 10 muaj burgim dhe 1500 euro gjobë.

Të pandehurit akuzoheshin se në periudha të ndryshme të vitit 2020 dhe 2021 kanë organizuar kontrabandimin e migrantëve – shtetas të huaj sirianë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejte të dobisë pasurore nga hyrja e paligjshme në Republikën e Kosovës, i cili nuk është shtetas I Republikës së Kosovës, ashtu që kanë organizuar automjete për në pikën kufitare në Jarinje duke i mundësuar kalimin e kundërligjshëm të kufirit Kosovë-Serbi.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat