Tri raste të armëmbajtjeve pa leje në Prishtinë, policia i konfiskon

Kronikë e zezë

Tri raste të armëmbajtjeve pa leje në Prishtinë, policia i konfiskon

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 11:54
Foto ilustrim

Tri raste të armëmbajtjeve pa leje janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit vetëm në rajonin e Prishtinë.

Sipas raporti 24 orësh të PK-së, një rast është raportuar në Lipjan, një në Drenas dhe një në Keqekollë të Prishtinës.

Më poshtë mund të lexoni raportet e plota të policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE

Lipjan. 16.09.2023 – 01:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovar, në gjendje të dehur e kanë fyer dhe njëri nga të dyshuarit ia ka drejtuar armën. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma dhe me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Gllogoc. 16.09.2023 – 23:00. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit të veturës i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Keqekollë, Prishtinë 16.09.2023-22:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, në oborrin e shtëpisë së tij kishte shtën me armë zjarrit në ajër. Gjatë kontrollit të njësitit patrullues i dyshuari vullnetarisht kishte dorëzuar : një AK47 me 51 fishek, një pistoletë e llojit TT me 9 fishek, një pistoletë e llojit CZ me 12 fishek , si dhe 14 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat