Policia në Pejë sekuestron 22 motoçikleta

Kronikë e zezë

Policia në Pejë sekuestron 22 motoçikleta

Më: 22 shtator 2023 Në ora: 16:51
Pamje nga sekuestrimi i motoçikletave

Policia nё Pejё ka hartuar planin e veprimit “Motoçikletat 2023”, ku pёr tre ditё, janё shqiptuar 51 fletgjoba pёr kundёrvajtёsit dhe janё sekuestruar 22 motoçikleta.

Ky plan ka filluar që të implementohet nga data 20 shtator.

“Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, ka hartuar planin e veprimit “ Motoçikletat 2023”, i cili ka filluar tё implementohet nga data 20.09.2023 dhe i njëjti do tё vazhdoj edhe mё tutje. Gjatё kёtyre angazhimeve nё terren pёr tre (3) ditё janё realizuar:

Janё shqiptuar pesёdhjetё e njё (51) fletgjoba pёr kundёrvajtёsit

Janё sekuestruar njёzet e dy (22) motoçikleta.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, apelon tek tё gjithё ngasësit e motoçikletave qё fillimisht ti regjistrojnё dhe ti bartin pajisjet e nevojshme pёr ngasje sepse siguria ёshtё mbi tё gjitha”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat