Po bënin gara sportive në rrugën Mitrovicë-Prishtinë – dënohen me nga 150 euro katër shoferë

Kronikë e zezë

Po bënin gara sportive në rrugën Mitrovicë-Prishtinë – dënohen me nga 150 euro katër shoferë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 22:00, njësitet e policisë në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, kanë identifikuar dhe proceduar me masa ndëshkimore ndaj katër shoferëve për kundërvajtje në trafikun rrugor.

“Kundërvajtësit, janë hasë në rrugën nacionale Mitrovicë –Prishtinë, aksi rrugor zona e Vushtrrisë, të cilët në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor po bënin gara sportive me vetura duke penguar e rrezikuar edhe pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndaj kundërvajtësve, 4 shoferëve u janë shqiptuar gjoba prej 150 euro, si dhe nga një (1) pikë negative.

Ky është njoftimi i plotë nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat