Aksident mes një veture e një kamioni, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident mes një veture e një kamioni, vdes një person

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kamion dhe një veturë.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar një person e cila nuk  ka arrit të përballojnë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë.

Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, tha Ahmeti.

Më tej, ajo tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat