Prifti raporton se disa persona janë futur me forcë në kishën ortodokse në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Prifti raporton se disa persona janë futur me forcë në kishën ortodokse në Mitrovicë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Prifti i kishës ortodokse në fshatin Suhodoll i Epërm në Mitrovicë ka raportuar në Polici se të mërkurën disa persona kanë hapur me forcë derën e kishës.

Policia ka filluar ta hetojë rastin, ndërsa nuk raportohet se është marrë diçka nga kisha.

“Ankuesi mashkull shtetas i Serbisë, prift i kishës ortodokse, në adresën e cekur, ka raportuar se persona të panjohur kanë hapur me forcë derën e kishës.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. Sipas ankuesit nuk mungon asgjë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, për të cilin rast është informuar edhe prokurori”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat